LAJMI I FUNDIT

“Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin!”- Aktivisti kundër paketës së rezistencës sociale: Qesharake! Rama u dha pensionistëve 30 mijë lekë, një bukë në ditë

17:31 - 14.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur dita e 6-të e protestës kundër rritjes së çmimeve në vend. Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë ambienteve të Kryeministrisë.




Në fjalën përballë protestuesve, aktivisti Migen Qiraxhi deklaroi se protesta do të vijojë deri në uljen reale të çmimeve.

Ai e cilësoi paketën e rezistencës sociale, të prezantuar nga qeveria dy ditë më parë si qesharake, pasi me 30 mijë lekë pensionistët munden të blejnë vetëm një bukë në ditë.

“Të dashur bashkëqytetar me rolexa, afrohuni, qytetarë me Iphone, afrohuni. Ja ku jemi në ditën e 6-të të rezistencës tonë. Në ditën e 6 të presionit qytetar ndaj këtij kryeministri të vetmuar, në ditën e 6-të të vetmisë së madhe. Në ditën e 6-të të një proteste që nuk i ka kryer asnjë dëm këtij qyteti, megjithatë kryeministri mbyllet me blinda.

Ndërkohë që qytetarët i ka lënë pa bukë, paketa e rezistencës së këtij kryeministri është si ato rezistenca që digjet sa e vë në prizë. Të dashur qytetarë keni frymëzuar një Shqipëri të tërë. Qytete me radhë janë të gjithë në protestë, a e kuptoni çfarë keni bërë apo jo?!

Kryeministrit i prishët pushimet e kthyet nga Dubai. Kryeministri refuzoi 6 ditë më parë të pranonte krizën, vetëm kur ju pa ju këtu e kuptoi se duhej të kujdesej për të mbajtur karrigen. Çfarëdo që ju ka dhënë, nuk e ka dhënë por e keni marrë. A e kuptoni çfarë ka dhënë, u ka dhënë pensionistëve 30 mijë lekë, një bukë në ditë u ka dhënë.

Pensionistët që kanë ndërtuar këtë vend, u ka dhënë 30 mijë lekë. Kjo është për të qeshur. Kjo protestë nuk është sprint, por është maratonë, është qëndrim. Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin”, tha Qiraxhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.