Rritja e çmimeve të energjisë, karburantit dhe shportës janë kthyer në temat më shqetësuese në Shqipëri së fundmi.
Lufta në Ukrainë sipas Kryeministrit Rama solli edhe pasojat e inflacionit të lartë me të cilat Shqipëria duhet të përballet.
Por, duket se emigrantët shqiptarë në Evropë e jashtë saj kanë vendosur të sjellin diferencat e çmimeve nga vendi ku jetojnë me atdheun e tyre.
Siç paraqitet në foton e mëposhtme, vaji i lulediellit në Britani shitet me çmimin 1.29 paund ndërsa në vendin tonë shifra e vajit ka shkuar në 409 lekë, pra dyfishi i çmimit.
Protesta të shumta kanë nisur në të gjitha e Shqipërisë për rritjen e vazhduar të çmimeve të energjisë, karburantit dhe shportës. Kryeministri Rama në kuadër të protestave (edhe pse i ka cilësuar si të turpshme) ka publikuar 7 pikat e rezistencës sociale për të përballuar krizën, të cilët britanikët duket se nuk i ka prekur!