Kronikë

Breshëri plumbash në Shkodër, alarmohen qytetarët! Konfliktohen dy të rinj, qëllojnë në ajër! Ja çfarë thotë polica(EMRI+VIDEO)

20:19 - 22.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka alarmuar Shkodrën mbrëmjen e sotme ku dy të rinj janë përfshirë në një konflikt që ka përfshirë edhe armë zjarri dhe njëri prej tyre dyshohet ka përdorur automatik.




Sipas burimeve nga Gazeta Shqiptare, mësohet se plumbat kanë thyer xhamin një furrë buke si dhe një makinë të parkuar ndërsa nuk raportohet për viktima. Në vendngjarje janë numëruar rreth 17 gëzhoja në tokë.

Sipas raportimeve nga forcat blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 në lagjen “Skënderbeg” dhe mësohet se 32- vjeçari Armando Ndreu, banor i zonës, ka pasur një konflikt me qytetarin Sedet Sula si pasojë ka qëlluar me armë zjarri drejt një furre buke që ishte në pronësi të qytetarit Sedet Sula. Policia po punon për kapjen autorit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, ngjarja ka ndodhur në orën 19:35 minuta dhe të shtënat kanë zgjatur për disa sekonda. Pas ngjarjes, autori është larguar me një makinë, e cila e priste aty afër, ndërsa gjatë kohës që ai qëllonte me armë zjarri dëgjohen vetëm te lehurat e një qeni. Sipas policisë, ngjarja ndodhur pas një konflikti mes 32-vjeçarit dhe pronarit të furrës së bukës, Sadet Sala.

PRONARI I FURRIT TË BUKËS SEDET SULA

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.