Kronikë

Masakroi ish-gruan e tij, gjykata në Itali dënon me 24 vite burg burrin shqiptar. Si u qëllua për vdekje 47-vjeçarja teksa prostituonte

19:00 - 22.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alfred-KipeNjë gjykatë në Itali ka dënuar me 24 vite burg, 44-vjeçarin shqiptar, i cili një vit më parë vrau ish-gruan e tij, Luljeta Heshta.




Ndërkohë për krimin e rëndë, Prokurori në shtetin fqinj kishte kërkuar dënim të përjetshëm. Mediat italiane raportojnë se 44-vjeçari Alfred Kipe ishte i pranishëm në seancën e fundit, duke u shprehur se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur.

47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zvarra nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili më vonë rezultoi të ishte Alfred Kipe.

Krimi i rëndë ndodhi në shkurt të vitit te kaluar, ku prostituta shqiptare u vra thikë. Ajo mori 5 plagë, tre në shpinë dhe dy në këmbë. Luljeta, e njohur ndryshe edhe si Giulia, pati dy jetë. Një në Milano, ku ajo jetonte, me vajzën dhe burrin e saj. E dyta në kufirin midis Melegnano dhe San Giuliano, në rrethrrotullimin midis Binasca dhe rrugës për në Pedriano, ku ushtronte aktivitetin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.