LAJMI I FUNDIT

Ndarja nga jeta e Madeleine Albright-it, Basha mesazh ngushëllimi: Mirënjohës për mbështetjen e saj në…

20:44 - 23.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright.




Me një mesazh në Twitter, Basha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e saj të vendosur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë NATO.

“U prehsh në paqe, Madeleine Albright, Sekretarja e parë femër e Shtetit në SHBA. Përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vendosur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në PfP dhe #NATO . Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shtytjen e saj që aleanca të ndërmerrte veprime vendimtare për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë”, ka theksuar Basha në rjetet sociale.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, raportoi CNN. Vdekja e gruas së parë sekretare të shtetit u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright.

 

 

Albright vdiq nga kanceri, u bë e ditur në një njoftim të publikuar nga familja e saj në rrjetin social Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.