LAJMI I FUNDIT

Situata në selinë blu, Deputetja e PD-së: Të bashkohemi me foltoren e Berishës, të çojmë një grup të…

22:27 - 23.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike se demokratët duhet të bashkohen me njëri-tjetrin.




Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare brenda Partisë Demokratike, Çupi ka propozuar që të ngrihet një grup pune për të negociuar me demokratët e Foltores së Berishës për t’u bashkuar dhe jo për të vendosur kushte.

Ne duhet të bashkohemi. Më datë 6 provuam që ne  si PD jemi asgjë pa pjesën e Foltores.  As foltorja nuk ishte asgjë pa ne.  Bashkë mund të jemi fitues në disa bashki. Në duhet t’ju japim demokratëve bashki të fituara më 2023. Dhe këtë e kemi detyrim për demokratët. Ne duhet të jemi bashkë për demokratët. Këtë s’do na e falnin demokratët. Të kemi qëllimin e mirë për t’u bashkuar shpirtërisht jo mekanikisht. Një grup negocimi të mandatuar nga kryesia, me qëllimin për bashkim jo për të vendosur kushte. Të shkojmë e të negociojmë me dëshirën dhe vullnetin për bashkim. Nga ana tjetër, s’jam fare dakord me gjuhën e vrazhdë të përdorur nga disa deputetë ditët e fundit  në media. Jam dakord që z. Berisha ka mbështetjen e strukturave të PD-së në shumicë. Por deputetët e tjerë janë pa asnjë kredit më shumë se deputetët e PD-së . Përse dalin e linçojnë  kolegët e tyre që nesër duan të rikthehen në një grup me ta“, ka theksuar ajo gjatë diskutimeve në kryesi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.