LAJMI I FUNDIT

Vdekja e Albright, reagon Kryemadhi: Emri i saj ka një vend të veçantë në historinë e…

21:09 - 23.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretares Madeleine Albright.




Përmes një mesazhi, Kryemadhi thekson se botës do t’i mungojë kontributi i Albright, një mike e madhe për shqiptarët.

REAGIMI I KRYEMADHIT:

Botës prej sot do t’i mungojë kontributi i Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, mike e madhe e Shqiptarëve dhe model i forcës së gruas në drejtim.

Emri i saj ka një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve mes dy popujve tanë, duke kulmuar me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilin kombi shqiptar do ti jetë përjetë mirënjohës.

Impakti i fenomenit Albright do të vazhdojë si deri më sot, të frymëzojë gjenerata liderësh që ngrihen mbi vlera dhe parime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.