BOTA

“Luftë midis të mirës dhe të keqes”/ Një muaj pushtim, vëllezërit Klitschko sfidojnë predhat dhe lodhjen për të mbrojtur atdheun e tyre

22:45 - 24.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeqyteti ukrainas ka qenë një nga objektivat kryesore të pushtimit të Putinit, dhe trupat ruse vijojnë përpjekjet për të rrethuar Kievin.




Në fillim të konfliktit, zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s thanë se besonin se qëllimi i Moskës ishte të robëronte kryeqytetin dhe të “priste kokën” e qeverisë, në mënyrë që të arrinte një fund të shpejtë të luftës.

Katër javë më vonë, forcat ukrainase jo vetëm që po i mbajnë trupat ruse larg, por edhe po korrin fitore rreth Kievit.

Vëllezërit Klitschko e kuptojnë pse forca e rezistencës ukrainase përballë ushtrisë së fuqishme ruse mund të ketë tronditur shumë persona, por ata vetë nuk janë të befasuar.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko kruan kokën pas një telefonate konference me një lider tjetër të huaj, dhe poavarësisht syve të fryrë që i zbulojnë netët pa gjumë që i ka ofruar sulmi rus në kryeqytetin ukrainas, ai është i padekur.

“Ky është atdheu ynë, ne duhet të jemi këtu,” i tha ai CNN, në një intervistë ekskluzive ballë për ballë në një vend të pazbuluar.

Krahas tij, një ndjenjë të ngjashme ndan edhe i vëllai, Vladimiri.

“Rrënjët tona janë këtu, të afërmit tanë janë varrosur në tokë këtu, në Kiev. Të afërmit tanë, miqtë tanë, çdo rrugë e vetme sjell kujtime”, tha Vladimiri.

Këta vëllezër atletë legjendarë dhe ish-kampionë botërorë të boksit, thanë se nuk fjetën për dy ditët e para të pushtimit rus.

Një muaj më vonë, ata janë përshtatur, duke qëndruar së bashku dhe duke përdorur ndikimin e tyre ndërkombëtar për të mbledhur mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.