LAJMI I FUNDIT

Rikthehet protesta kundër rritjes së çmimeve përpara Kryeministrisë! Ja çfarë kërkojnë qytetarët

17:56 - 29.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta  kundër rritjes së çmimeve nuk e ka ndalur aktivitetin e saj. E nisur rreth orës 17:00 të pasdites së ditës së sotme, qytetarët kanë dalë përpara Kryeministrisë të vendosur për ta spostuar ditën e nesërme protestën e tyre në SPAK. Por cilat janë kërkesat e paraqitura nga këta protestues?




Gazeta Shqiptare sjell sërish në vëmendje 7 kërkesat e qytetarëve.

  • -Heqje e taksës së qarkullimit
  • -Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
  • -Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë
  • – Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.
  • – Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës
  • – Përcaktim i minimumit jetik.
  • – Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.