LAJMI I FUNDIT

“Agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar!”/ Muaji i Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë me foton nga xhamia e re e Elbasanit

20:56 - 01.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit duke theksuar se “Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë mundësinë e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes”.




Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar foto nga xhamia e re e Elbasanit teksa u uron besimtarëve muaj me agjërim të pranuar dhe lehtësim të bekuar “prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah”.

“Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, u uroj megjithë zemër e plot respekt ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit, një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.