AKTUALITET

Nëse mendoni se erdhi vera, gaboheni/ Reshje shiu dhe dëbore, temperaturat e ulëta deri në 0°C ‘mbërthejnë’ vendin

07:23 - 03.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore.




Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë dobësim gradual të vranësirave duke sjellë dhe momente me kthjellime në orët e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të vijoj të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta  përgjatë gjithë 24-orëshit.

Por parashikohet që vranësirat e shpeshta të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje në formë dëbore.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh MV ndodhet në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin, KU më të dukshme do të jenë gjatë paradites.

Por orët e pasdites dhe në vijim sjellin largim gradual të reshjeve të shiu nga i gjithë territori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.