LAJMI I FUNDIT

Sherr në qendrën e votimit në Serbi, kërcet grushti mes anëtarëve të komisionit në Novi Pazar

12:34 - 03.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas Frontit Lokal, shoqatë që është një nga vëzhguesit e zgjedhjeve në Novi Pazar, ka pasur një konflikt mes anëtarëve të komisionit nga radhët e dy partive.




Sipas mediave serbe, ata kanë goditur njëri-tjetrin, por situata është qetësuar shumë shpejt. Dyshohet se konflikti ka ndodhur gjatë diskutimit për tabelat e ndezura me shtylla, të cilat nuk u hoqën kur filloi heshtja zgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar dhe kryetari i komisionit zgjedhor të qytetit në Novi Pazar, Radoslav Miliq. Ai shpjegoi se në disa vende ka pasur disa probleme të vogla të shkaktuara nga paqartësitë teknike apo arsye subjektive, pasi siç tha ai, në çdo vend ka një numër të madh kontrolluesish që “po përpiqen ta zgjidhin një problem në mënyrën e tyre”.

Miliq po ashtu ka deklaruar se sipas informacioneve që ka, të gjitha këto probleme janë zgjidhur dhe se procedura e votimit po vazhdon normalisht. Ai gjithashtu tha se pas incidentit të mëngjesit të sotëm, votimi në një vendvotim shumë shpejt u normalizua.

Vendvotimi numër 77 ndodhet në rrugën Stefana Nemanje në Pazar dhe është hapur dhe votimi ka vazhduar rregullisht pas denoncimit të policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.