AKTUALITET

Zgjedhjet në Serbi/ Exit-Poll e para nxjerrin fitues partinë e Vuçiç

21:10 - 03.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Exit Poll e para nxjerrin fitues partinë e Vuçiç.




Vuçiç fiton raundin e parë duke marrë 57% të votave.

Sipas Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci (CESID), në Serbi kanë votuar 54.6 për qind, derisa në zgjedhjet e vitit 2020, deri në këtë orë kishin votuar 44.9 për qind e votuesve.

Në zgjedhjet e Serbisë të drejtë vote kanë pasur 6.5 milionë votues.

Vëzhguesit e zgjedhjeve në Serbi kanë raportuar parregullsi të shumta në disa qendra të votimit.

Misioni vëzhgues i organizatës joqeveritare CRTA ka dorëzuar në polici shtatë kallëzime penale për parregullsi.

Siç tha përfaqësuesi i kësaj organizate, këto parregullsi përfshinin blerjen e votave në qendrat e votimit, mbajtjen paralele të listave të votuesve, cenimin e fshehtësisë së votimit, si dhe praninë e personave të paautorizuar në vendvotime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.