LAJMI I FUNDIT

Ishte futur në Greqi ilegalisht, kapet shqiptari në Follorinë! U kap duke gërmuar në tokë

17:23 - 05.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekuestrohen 4 pistoleta ne kufirin greko-shqiptar në një operacion të policisë greke në zonën e Follorinës. Gjatë operacionit është ndaluar një shtetas shqiptar 40 vjeç që kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Ai u kap teksa po kërkonte të groposura në tokë disa sende.




Policia gjeti të groposura 4 pistoleta së bashku me 4 krehra me 21 fishekë në total. Rezulton se armët ishin fshehur aty në datën 11.10.2021. Shtetasi i arrestuar rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 muaj burg nga Gjykata e Selanikut për “vjedhje”.

Gjithashtu lidhur me trafikun e armëve është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas shqiptar, bashkëpunëtor i 40-vjeçarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.