AKTUALITET

Policia e Fierit në këmbë, një çantë e dyshimtë lihet te karriget e një lokali/ Detajet e para (VIDEO)

14:59 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çantë e dyshimtë pranë një biznesi në Fier ka alarmuar Policinë e cila ka rrethuar zonën. Çanta e dyshimtë është gjetur në lagjen “15 tetorit” të qytetit, ndërsa blutë të lajmëruar nga banorë të zonës, kanë mbërritur në vendin ku ndodhet çanta dhe kanë rrethuar zonën.




Çanta është lënë tek një nga karriget e vendosura jashtë një biznesi. Lokali është rrethuar me perimetër sigurie dhe në zonë ndodhen forca të shumta policie. Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuara anë biznesit.

Njoftimi i Policisë Fier:

Informacion paraprak/ Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu. Policia po kryen procedurën standarde për të bëre verifikimin e rastit.

Kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë, një tjetër valixhe u gjet në një trotuar në lagjen “Apollonia” në Fier, por që fatmirësisht rezultoi të ishte bosh dhe se ishte harruar nga pastruesit e qytetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.