AKTUALITET

Tragjedi e dyfishtë/ Djali vret veten ndërsa nëna pëson infarkt nga dhimbja

08:20 - 07.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në vendin fqinj ku janë gjetur të vdekur nënë edhe bir.




Tragjedia e dyfishtë ka ndodhur në një familje në provincën e Agrigento-s në Itali, ku u gjetën të vdekur nënë e bir.

Burri, një punonjës 52 vjeç, u vetëvra me një armë që e kishte me leje. Mamaja, një 83-vjeçare në pension, u gjet e vdekur në dhomën tjetër, me shumë gjasa pas një ataku në zemër.

Trupat e të dyve u gjetën nga djali tjetër i të moshuarës, i cili lajmëroi edhe policinë.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ekipet e urgjencës konstatuan se trupi i 53-vjeçarit ishte i ftohtë, ndërsa i nënës me temperaturë më të lartë.

Një shenjë evidente, sipas hipotezës së pranuar, se zemra e nënës nuk e ka duruar dhimbjen dhe dëshpërimin pasi ka parë vetëvrasjen e djalit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.