LAJMI I FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 28 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete

17:13 - 08.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 28 raste të reja me COVID nga 846 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është shënuar asnjë humbje jete.




Janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 117 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,272 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 10 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 2 qytetarë në Elbasan, Divjakë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (08 Prill 2022)

Raste të reja ditore 28

Të shëruar në 24 orë 117

Të shtruar në spitale 12

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 846

Testime totale 1,785,191

Raste pozitive 274,136

Raste të shëruara 270,272

Raste Aktive 372

Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 216

Vlorë 56

Fier 39

Elbasan 20

Korçë 16

Berat 13

Durrës 9

Gjirokastër 8

Kukës 2

Shkodër 7

Lezhë 5


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.