Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Merushe Hazizi, vetëm 30 vjeç, e cila u gjet sot e vrarë me thikë nga vjehrri i saj Xhevair Hoxha.
Sipas një të afërmeje të autorit të krimit, 61-vjeçari e kishte kërcënuar të birin të mos e merrte për nuse 30-vjeçaren, Merushe Hazizi, pasi do i vriste të dy dhe më pas do vriste dhe veten.
“Nuk ishte dakord me djalin, ai thoshte mos e merr atë mos e mbaj në shtëpi se unë nuk e dua nuse kaq. Ne jemi të tanët, burri im e ai vëllezër. I kishte thënë djalit gjithmonë “unë do të vras e ty e atë e do vetëvarem. Edhe ziheshin për shkak të asaj nuses se i mirrnim vesh ne. Ishin në rregull të tërë, punon bënin, ai me zetor ishte sot djali, mbolli bëri, s’dinte gjë e kishte lënë në shtëpi nusen’, tha gruaja në një prononcim për mediat.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, ku shtetasi Xhevair Hoxha, 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.