KULTURË

Autorja Lea Ypi vlerësohet me çmimin ‘Lumo Skëndo’! Vepra “Të lirë”, vlerë e shquar e Shqipërisë

19:54 - 26.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkrimtarja e mirënjohur, Lea Ypi ka arritur të triumfojë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Lumo Skëndo”.




Me veprën “Të lirë” autorja ka arritur të përcjellë me sukses konceptin e lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe të tranzicionit demokratik në Shqipëri. ‘E veshur’ me vlera të shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozofike shkrimtarja ka arritur të ndajë me lexuesit e shumtë një rrëfenjë nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës së saj.

Këtë eksperiencë trazicioni ideologjish, Ypi e ka dhënë me vërtetësinë, sinqeritetin, ndjeshmërinë, humorin, meditimin politik e filozofik bashkëkohor, veçori të cilat zënë vend në penën e autores.

Krahas saj në garë ishin dhe autorë si Fatos Lubonja me librin e tij të fundit “Jetë burgu”, Rubens Shima me “Posteri shqiptar”, Fatmir Toci me “Arbëreshët” dhe Kujtim Shala me “Zbulimi I Zef Pllumit”.

Në ceremoninë e ndajres së çmimit “Lumo Skëndo”, ishte prezente dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

f8eb06aa-6f19-4682-af75-34333f0dece8 88d37404-7ec9-43b3-9cca-9ab6ae965060 e28d2265-be5b-4700-b218-99d92246a889 b769ccc9-db8e-4c7f-b204-74692788b4c7
<
>

Kush është Lea Ypi, shkrimtarja e njohur e cila ka pasuruar artin shqiptar nga pikëpamja politike dhe më gjerë

Lea Ypi është një autore dhe akademike shqiptare. Ajo është profesoreshë e teorisë politike në ‘London School of Economics.’

Interesat kërkimore të Ypit janë në teorinë politike normative (përfshirë teorinë demokratike , teoritë e drejtësisë dhe çështjet e migrimit dhe të drejtave territoriale), mendimin politik iluminist (veçanërisht Kant ), Marksizmin dhe teorinë kritike , si dhe historinë intelektuale të Ballkanit , veçanërisht vendlindja e saj, Shqipëria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.