LAJMI I FUNDIT

Zgjedhet e “Rithemelimit” për kryetar dege në Himarë, fituese shpallet një grua (EMRI)

20:40 - 26.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike Himarë ka përfunduar pasditen e së martës.




Mësohet se fituese është shpallur Afrovita Dhimojani, e cila mori 83 vota. Bëhet me dije se nga 413 anëtarë, votuan 212.

Kandidatët pjesëmarrës:

Afrovita Dhimojani mori 83 vota
Alketa Simo 66 vota
Marin Suli 62 vota  

Më herët, Komisioni i Rithemelimit njoftoi se do të mbaheshin zgjedhjet për kryetarët e degëve në Bulqizë dhe Himarë.

Në garë për Bulqizën ishin Fatos Hoxha dhe Mislaf Manjani, ndërkohë që për Himarën garuan Afrovita Dhimojani, Kiço Simo dhe Panajot Suli.

Njoftimi i plotë i Komisionit të Rithemelimit

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në 2 degë.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë si më poshtë vijon:

PD Bulqizë:

  1. Fatos Jaho Hoxha
  2. Shaqir Mislaf Manjani

Qendra e Votimit: Kinemaja e qytetit

PD Himarë:

  1. Afrovita Dhimojani
  2. Alketa Kiço Simo
  3. Marin Panajot Suli

Qendra e Votimit: Zyra e PD Himarë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.