BOTA

Rusia dhe SHBA lënë pas përplasjet për luftën në Ukrainë, shkëmbejnë dy të burgosur të rrezikshëm (FOTO-EMRAT)

15:06 - 27.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se piloti i burgosur, Konstantin Yaroshenko, është shkëmbyer me ish-marinsin amerikan, Trevor Reed, dhe se ky shkëmbim ka ndodhur në një shtet të paspecifikuar evropian.




NË FOTO: Trevor Reed

Reed, 30-vjeçar nga Teksasi, ishte dënuar më 2020 nën akuza se kishte sulmuar dy policë rusë më 2019. Qeveria amerikane dhe Reed kanë dënuar akuzat dhe kanë vënë në pikëpyetje procedurat gjyqësore.

NË FOTO: Konstantin Yaroshenko

Yaroshenko ishte arrestuar në Liberi më 2010 dhe ishte dërguar në SHBA. Një vit pas kësaj, ai ishte dënuar për kontrabandë kokaine me avionët e tij dhe droga thuhej se kishte destinacion Amerikën Jugore, Afrikën dhe Evropën. (REL)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.