Kryesore

Amerikanët janë garancia e projektit/ Si do të zhvillohet Butrinti me ndihmën e ekspertëve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit

18:15 - 28.04.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debate të ashpra janë zhvilluar ditët e fundit mbi marrëveshjen e depozituar në Kuvend për menaxhimin e parkut të Butrintit. Sipas një iniciative të ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, parashikohet që ku sajt arkeologjik, si të gjithë të singjashmit nëpër botë, të urbanizohet dhe të efektivizohet në dobi të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të tij.




Fondacioni në fjalë financohet nga qeveria amerikane, nga programi i saj në Shqipëri. “AADF do të mbështesë disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit”, thuhet në përshkrimin e Fondacionit.

Shumë baltë është hedhur ditët e fundit, por kryeministri Edi Rama gjatë seancës së fundit plenare ka hedhur dritë mbi rolin e amerikanëve, si garanci për zhvillimin e Butrintit.

“E dini kush është fondacioni shqiptaro-amerikan? Është një kontributor i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të vendit me kohë e me vakt dhe është një bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot por i të gjitha qeverive të Shqipërisë prej kohësh. Ju po akuzoni se fondacioni shqiptaro-amerikan, kontribut i një grupi njerëzish që jetojnë në SHBA dhe mbledhin fonde për Shqipërinë, na paska hyrë në marrëveshje sekrete me qeverinë për të hapur bare dhe restorante në Butrint sepse për ju bari dhe restoranti janë akoma e vetmja mënyrë si e shikoni ju fillimin e konvertimit të politikës në para sepse ju jeni autorët e kioskave. Jeni të njëjtët, nuk ndryshoni, nuk ka rëndësi fare se disa nga ju nuk kishin lindur kur u hapën kioskat. Kopeja juaj ka logjikën e vet, ju kioskën e keni në kokë.

Keni të gjithë moshën e atij të vdekurit që e dini për të gjallë. Parku i Butrinit sot, falë punës që kemi bërë ne, këtyre marrëveshjeve, prej vitesh ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vazhduar të ecë puna në Butrint në saj të këtyre marrëveshjeve që kontribuojnë për këtë vend. Butrinti patjetër që do ketë aktivitete fitimprurëse, ky nuk është mëkat, por ju duhet të shikoni se për çfarë do përdoren për Butrintin. Do përdoren për Butrintin. Parku do bëhet siç themi ne, ju flisni sa të doni, ne dimë se çfarë bëjmë, ju nuk dini se çfarë flisni. Partneri ynë është fondacioni shqiptaro-amerikan. Ky fondacion nuk je kredi, nuk kërkon asgjë nga shteti shqiptar veç partneritetit. Ata investojnë dhe ne investojmë, së bashku siç kemi bërë në shumë projekte.

Në Butrint po kalohet në modelin e administrimin e parqeve kombëtare në botën e zhvilluar. Qëllimi është që Butrinti të jetë Park Kombëtarë që të vazhdojë të rrisë fuqinë atraktive, të vijojë të zhvillohet në sensin e gërmimeve arkeologjike dhe ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe shumë falënderues fondacionit që ka marrë përsipër këtë investim, të kërkuar prej nesh. Ne jemi shumë krenar për këtë marrëveshje dhe falënderues që fondacioni ka marrë përsipër të bëjë këtë investim. Fondacioni ka pranuar të hyjë në këtë proces dhe Butrinti do të jetë edhe e para zonë e cila do të hyjë në hartën e zonave pa asnjë përqindje karboni, pra komplet zonë e gjelbër në sensin jo me pemë dhe shkurre por me të gjitha aktivitetet e brendshme pa asnjë përqindje karboni. Për të gjitha këto, jemi shumë krenar”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.