KULTURË

Të kontribuojmë ne në mbrojtjen e Planetit, ku jetojmë sa nuk është vonë

10:31 - 28.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Prof.Dr.Sherif Lushaj – 52 vjet më parë, më 22 Prill 1970, në Ditën e parë të Tokës në ShBA, 20 milionë Amerikanë protestuan ndaj cënimit të planetit, dëmtimit të natyrës, mjedisit të ndotur dhe pasojave në shëndetin publik, ku rolin kryesor e luajtën universitetet, komunitetet dhe shkollat. Dita e Tokës, në vazhdimësi impaktoi zhvillimin e aktiviteteve në cdo cep të globit. Por, nga ajo kohë, fenomenet globale dhe rreziqet që i kanosen planetit janë rritur, në saj të shtimit të popullsisë, konsumit, aktiviteteve ekonomike, shtimit të mbetjeve urbane dhe plastikës, transportit, nevojave për strehim, përqëndrimi i popullsisë në qytetet e mëdha, ndotja e ajrit etj. Balanca e bashkëjetesës të njerezimit me natyrën nuk është miqësore, presioni mbi mjedisin dhe sistemet natyrore është rritur. Tendenca e raporteve ekonomi mjedis dhe mënyra e administrimit dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, venë në pikëpyetje zhvillimin e qendrueshëm dhe plotësimin e nevojave ekonomike e sociale për gjeneratat e ardheshme. Midis tyre, Planeti gjendet i kërcënuar nga fenomenet e ngrohjes globale dhe ndryshimet klimatike, që në dukje shpesh komentohen si cështje natyrore. Por në fakt shkaktohet nga shkarkimet e gazeve serrë në atmosferë nga aktivitetet ekonomike e turistike, transporti, ndryshimi i përdorimit të tokës, ndërhyrjet shkatërruese të natyrës, djegja nga zjarret, faktorë të rritjes të temperatures të atmosferës, kushte në të cilat planeti kërcënohet nga thatësira dhe shkrirja e akujve.




Tematika globale e Ditës së Tokës për vitin 2022, “Investoni në planetin tonë”, shtron para institucioneve qendrore e vendore Shqiptare, Agjencive Kombetare e lokale, Agjencive të specializuara, shkollave dhe publikut shqiptar, ekspertizës dhe aktorëve të tjerë, individit, të punohet me një kënveshtrim afatgjatë e gjithë përfshirës, në vendosjen e objektivave prioritare dhe raporteve të balancuara të investimeve midis ekonomisë, mjedisit dhe zhvillimit të qendrueshëm ekonomik e shoqëror. Të investosh për mbrojtjen e planetit në territorin shqiptar, së pari lipset të investosh për edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, për të kuptuar se problemet e mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjes së biodiversitetit, natyrës, atmosferës, tokës, ujit, menaxhimit të sistemeve mjedisore, nuk mund te shikohen të shkëputura, por si një proces zinxhir dhe i kordinuar midis aktoreve kyc, grupeve të interesit dhe publikut. Cështjët e mbrojtjes së mjedisit dhe hapësirës së territorit nuk mund të jenë përgjegjësi e një ministrie të vetme, por pergjegjësi e gjithë shoqërisë shqiptare. Do të thotë të investosh në edukimin shkollor dhe publikut, në ndërtimin e kapaciteteve të menaxhimit, administrimit dhe kontrollit të territorit dhe vecanërisht në sektorët me impakte të larta në mjedis, shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë. Do të thotë të investosh në ngritjen e strukturave administrative funksionale, të cilat nuk jane akoma të tilla për të vepruar në pergatitjet për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, mbrojtjen nga shkretetirizimi, në përputhje me marëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Qeveria shqiptare. Do të thotë të parandalohen fenomenet shkatërruese të natyrës, shkretëririzimit që ka prekur territorin e vendit tonë, të investosh në parandalimin e zjarreve të shpeshta e të përsëritura, që po shkaterrojnë natyrën, sistemet natyrore dhe peizazhin, djegjen e pyjeve dhe kullotave, uljen e kapacitetit prodhues dhe degradimin e tokes, shkaterrimin e biodiversitetit (florës dhe faunës), shkarkimin e ndotësve dhe gazeve serrë në atmosferë.
Ështe për të vlerësuar impakti pozitiv i moratoriumit të pyjeve dhe gjuetisë prej disa vitesh, për të ndaluar krimin 30 vjecar të shkatërrimit të natyrës dhe vlerave të biodiversitetit, korrupsionin dhe antiligjin dhe për rigjenerimin e pyjeve dhe natyrës. Por njëherësh nuk mund të kalojnë pa u kuptuar se moratoriumi duket si proces i “detyrueshëm” që tregon se institucionet përgjëgjese nuk kanë ndërtuar kapacitetet dhe fuqinë e mjaftueshme të menaxhimit dhe kontrollit mbi territorin. Ato nuk arrijnë të ndalin në mënyrë sistematike dëmtimin e pasurisë kombëtare të sistemeve natyrore që shtrihet në 51 % të territorit të vendit me zbatimin e instrumenteve dhe pergjegjesitë që u jep ligji. Edhe pse legjislacini në fushën e mbrojtjes së burimeve tokësore e natyrore ka bërë progres të dukshëm, zbatimi i ligjit nuk ka arritur të ndalojë demtimin e pyjeve nga veriu në jug të vendit, shfrytezimin pa kriter të lumenjve, zënjen e tokës bujqësore nga ndërtimet informale dhe braktisjen në saj të lëvizjes demografike të popullsisë. Ligji akoma nuk po vepron me ashpërsi për ndeshkimin e krimin mjedisor, komunitetet nuk janë pjesëmarrës dhe kontribues sa duhet në menaxhimin dhe mbrojtjen e natyrës, pushteti vendor shfaqet i dobët në kontrollin mbi territorin. Pavarsisht nga hartimi i planeve të menaxhimit të pyjeve, ku janë derdhur edhe financime nga buxheti dhe donatorët, planet jo rrallë mbeten në sirtarë dhe pa efektivitet. Në vitet e tranzicionit supozohet se janë prerë e djegur rreth 15-20 % e sipërfaqes së pyjeve të vendit. Për këtë aresye, nevoitet një transforim rrënjesor në qendrimin e shoqërisë për të kontribuar, forcimin e ligjit, forcimi i kapaciteteve të menaxhimit, të rritjes së rolit dhe përgjegjesive të bashkive në territorin e tyre. Eshtë e domosdoshme, të ndërmeret një fushate kombëtare 3-5 vjecare për rehabilitimin e zonave të dëmtuara natyrore, pyjeve të prerë e të djegur me mbjelljet e reja dhe përmirësimet pyjore sipas një plani të miratuar e të detajuara për cdo vit. Të hiqet dorë nga blerja e fidaneve pyjorë nga importi, me përjashtim të llojëve të rralla, sepse janë të gjitha mundësitë që cdo Bashki të organizojë ngritjen e fidanishteve pyjore për prodhimin e fidanave të drureve pyjore dhe rehabilitimin e zonave pyjore të shveshura, të djegura dhe të dëmtuara.

Zjarret, pwrvec shkatërrimit të natyres, shkarkojnë në mjedis dioksid karboni dhe gaze të tjerë serrë. Në vitin 2021, zjarret në vendin tonë shkrumbuan rreth 27 mijë ha pyje, kullota, shkurre, toka bujqësore dhe siperfaqe inproduktive, që kërcënojnë sigurinë njerëzore, qendrat e banuara, ekosistemet dhe përkeqësimin e mjedisit, humbje ekonomike, probleme sociale. Vetëm nga djegjet e biomasës në këtë sipërfaqe, ulet kapaciteti thithës i karbonit nga atmosfera për rreth 12700 Ton. Në vendet e Mesdheut, më shumë se 300 mije km² i nënshtrohen shkretëtirëzimit edhe për shkak të djegies nga zjarret. Humbja e mbulesës vegjetative të pyjeve, kullotave në zonën malore të vendit e ekspozon tokën ndaj erozionit të fuqishem deri në 180 ton/ha, humbje të biodiversitetit dhe të rehabilitimit të dëmtimeve me kosto të lartë. Zjarri degradon sistemet natyrore dhe tokën bujqësore, redukton kapacitetet e ekosistemeve për të ofruar shërbime mjedisore. Në vendin tonë dominojnë zjarret e shkaktuara nga njerezit, numri i zjarreve është rritur dhe ndergjegjesimi i publikut akoma mbetet ne nivel te ulet. Zjarret ndikojnë në ndryshimet klimatike të theksuara dhe ndotje te ajrit, rritjen e dukshme të karbonit dhe gazeve serrë ne atmosfere. Karboni i depozituar ne toke dhe në bimësi, pas djegies shvendoset ne atmosfere ( në tokë karboni në masën 2-3 hërë më i lartë se në atmosferë).
Me intensifikimin e ndryshimeve klimatike, problematikat do të bëhet edhe më të ndjeshme si dhe do të duhet një pershtatje e re e mbrojtjes së mjedisi, shëndetit të popullsisë dhe menaxhimit të mbrojtjes nga zjarret. Në Indonezi shkarkimet e karbonit nga zjarret në atmosferë në vitet 1997-1998, vlerësohen sa 40 % e emetimeve vjetore globale të karbonit nga djegia e karburanteve fosile. Nga zjarret në Siberi 2021 u shkarkuan në atmosferë 505 megaton dioksid karboni. Sipas statistikave të viti 2015, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, shkaktoi nëntë milion vdekje të parakohshme ne nivel global. Vetëm nga ndotja e ajrit, cdo vit ndodhin rreth 4.2 milion vdekje, ndërkohë që në vitin 2020 arriti në 6.67 milionë vdekje. Humbja e siperfaqeve të gjelbra publike në qytetet e mëdha shoqërohet me sëmundje dhe vdekje. Rreth 85 % e banorëve rreth metrove të Parisit, kanë vdekshmëri të lartë, në saj të mungesave të hapësirave të gjelbra publike. Ndryshimet klimatike në Shqipëri kanë filluar. Në vitin 2020, nga matjet në 11 stacione meterologjike të shpërndara në gjithë vendin, temperatura mesatare vjetore eshte rritur 2.8 gradë dhe sasia e reshjeve është ulur me 300 mm, në krahasim me periudhën 30 vjecare 1960-1990. Zjarret në pyje kanë intensifikuar rritjen e temperaturës të atmosferës. Transporti mbetet shkarkuesi kryesor i karbonit në vend. Fuqizimi i transportit publik do të ulë ndjeshëm shkarkimet në mjedis.
Toka bujqësore është pjesë e rendësishme e Planetit, dhe e territorit të vendit në 24 % të sipërfaqes të përgjithshme, dhe nje ekosistem i cili impaktohet në shkallë të lartë nga ndryshimet klimatike si edhe aktiviteti bujqësor. Shqipëria zotëron sipërfaqen më të ulët të tokës bujqësore për banor, në krahasim me vendet e Evropës. Megjithatë, në vitet e tranzicionit, toka bujqësore po trajtohet si një gjë pa vlerë, ndeshen probleme të administrimit, pajisjes të pronarëve me certifikatën e pronësisë, humbje e tokës nga urbanizimi informal dhe përdorime të tjera në jo më pak nga 20 mije ha, mungesa të politikave të zmadhimit të fermave të vogla bujqësore, bashkimi pronave të fragmentuara në parcela të vogla jo eficente,
aftësia ujitëse dy herë më e ulët se në vitin 1990 dhe rritja e siperfaqes të tokes të pa kultivuar. Më shume kujdes e investime nevoiten për ta ndalur degradimin, erozionin, përmbytjet dhe uljen e kapacitetit prodhues, rehabilitimin e tokave të ndotura në zonat industriale të braktisura. Qeveria Shqiptare duhet të nxjerë mësime nga vështirësitë në importin e disa produkteve si drithërat e me cmimeve të larta të blerjes nga vendet me konflikte të armatosur, ose në raste krizash, per të përshtatur një strukturë më të favorshme të përdorimit të tokës, rritjen e investimeve për mobilimin e tokës, rritjen e prodhimit për njësi të sipërfaqes dhe rritjen e buxhetit të bujqësisë nga 2-3 % aktualisht.
Shqipëria ka shumë për të ndryshuar. Për të parandaluar humbjen dhe dëmtimin e tokës, BE ka përpiluar Paktin e Gjelbër Europian dhe Pakti Europian për Klimën dhe Strategjia për Biodiversitetin, ku në fushën e tokës me moton “Kujdesi për tokën është kujdesi për jetën” parashikon që 75% e tokave të BE-së të jenë të shëndetshme dhe pjellore deri në 2030, rehabilitimi i tokave të degraduara, me synin kthimin e kontinentit Europian ne nje zonë kontinent neutral per sa i perket ndryshimeve klimatike brenda vitit 2050 me uljen e gazrave serre. Mbas viteve, 90 toka në Shqipëri pësoi degradim në shkallë të lartë, lëvizja demagrafike e popullsisë nga zona rurale në zonat urbane dhe në emigracion, infrastruktura mbështetëse e kullimit dhe ujitjes dolën jashtë funksionit, prerja e pyjeve shkaktoi nje erozion masiv, në zonën bregdetare si zona më e rendësishme bujqësore lulëzoi urbanizimi informal, tokat e kripura, toka acide, toka magneziale u përkeqësuan. Ministria e bujqësisë si Institucioni përgjëgjës për administrimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore duhet të analizojë e tu japë rrugë shumë probleme të pa zgjidhura. Në vecanti në përdorin e instrumenteve, politikave dhe mbështetjes për të mundësuar kthimin nga emigracioni në zonat e braktisura ku rrezikohen tokat, mjedisi dhe burimet natyrore nga degradimi. Shqipëria të aplikojë politikën e përbashkët bujqësore për 2021-2027 që përmban adaptimin për përballimin e thatësirës, si një sektor që preket më rendë.
Rritja e kapaciteteve menaxhuese, planifikimi, hartimi i planeve të veprimit në nivel kombëtar, rajonal e lokal, zbatimi i planeve të përgjithshme vendore të bashkive, të hartuara për një periudhë 15 vjecare, shtimi i burimeve energjitike alternative, planet konkrete të përshtatjes së ndryshimeve klimatike, inovacioni jane instrumente te mbrojtjes se territorit, zhvillimit ekonomik, mbrojtjes se mjedisit dhe qendrueshmerise dhe kontribut ndaj planetit. Bashkepunimi dhe kordinimi në të gjitha nivelet mbetet me rendësi.
Iniciativat private, kumunitetet, individët, shkollat, shoqatat, të gjithe bashkë cdo dite për tokën, që vendi në një kohë të mos gjëndet në befasi. Mbrojtja e territorit te vendit, tokes dhe mjedisit, nuk mund te perballohet nga nje ministri e vetme, por nga e gjithe shoqeria
Email: sherif_lushaj@unive rsitetipolis.edu.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.