Kosova

I mbijetoi luftës me serbët/ Efektivi i Policisë së Kosovës humb jetën tragjikisht duke rënë në pus

21:27 - 01.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjës i Policisë nga Drenasi ka humbur jetën në fshatin Gradicë të Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, efektivi ka vdekur pasi ka rënë në pus. Ndërsa bashkëfshatarët e tij janë shprehur të tronditur me ngjarjen e rëndë.




Bashkëfshatarët, Xhemajl Mujën e kujtojnë si një njeri të respektuar, i cili kishte marrëdhënie të mira me të gjithë. Fjalë të mira për Mujën dhe veprimtarinë e tij kishte edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Drenasit. Nga kjo organizatë kanë thënë se Xhemajl Muja që nga rinia e tij ishte në shërbim të atdheut.

“Xhemajli ishte një djalë trim, i aftë, i përgatitur për luftë, ku për shkak të rezultateve të arritura në luftë, u emërua edhe si Komandant Togu. Ishte i angazhuar në Gradicë, mori pjesë në luftime në Gradicë, Gllanasellë, dhe ishte i gatshëm të shkoj kudo që ishte nevoja. Pas përfundimit të luftës, Xhemajli u angazhua prapë në shërbim të shtetit të Kosovës, si pjesëtar i Policisë së Kosovës, ku angazhimi i tij u dallua edhe aty. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Enver Hajdari nga OVL-UÇK.

Gjatë luftës, Muja kishte shërbyer në Brigadën 114, ndërsa pas lufte kishte shërbyer si zyrtar policor në stacionin policor të Drenasit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.