Kosova

Pro dhe kundër ‘Ballkanit të Hapur’/ A mundet Dritan Abvazoviç ti bashkohet nismës së Vuçiç, Ramës dhe Zaev?

10:26 - 02.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është votuar nga Kuvendi me 45 vota pro dhe 3 kundër. Abazoviç është lideri i partisë qytetare “ARB-URA”.




I njohur për qëndrime jonacionaliste, Abazoviç është një politikan atipik për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku politikat identitare e ndarjet etnike janë burime të votave.

Abazoviç ka një qëndrim të ndryshëm nga qeveritë paraprake të Malit të Zi rreth “Ballkanit të Hapur”.

Në deklarime të ndryshme publike, Amabazoviç e konsideronte “Open Balkan” si një nga tri shtyllat e politikës së jashtme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, krahas BE-së e NATO-s, iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është nismë qendrore e amerikanëve.

“Personalisht e mbështes, dhe jam i vetmi në qeveri që e mbështes. Ju e dini se situata politike në Mal të Zi ka qenë e vështirë. Marrëdhëniet me Serbinë nuk kanë qenë aq të mirë kohëve të fundit”, tha ai në një intervistë për News24.

Megjithëse tha se, “Ballkani i Hapur nuk duhet të jetë substitut”.

“Duhet të jetë mekanizëm që përshpejton proceset dhe integrimet rajonale”.

“Synimi nuk është të ndryshohet kufijtë, por të bëhen të padukshëm. Ne duam t’i eleminojmë barrierët administrative në mënyrë që të krijojmë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha Dritan Abazoviç

Kohë më parë, Lëvizja Qytetare “Aksioni i Bashkuar Reformist”, të cilën e udhëheq Abazoviçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Tëitter”, ka sqaruar qëndrimet rreth politikës së jashtme përfshirë “Ballkani i Hapur”.

“Ne do të shqyrtojmë iniciativat rajonale. Ekzistojnë tri shtylla të politikës së jashtme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor: BE, NATO dhe Ballkan i Hapur”, thuhet në postim.

Mundësia e ndryshimit të qëndrimit të Malit të Zi mbi “Ballkanin e Hapur”, është trajtuar si tematikë edhe në Kosovë.

Ballkani i Hapur, Rama: Samiti i radhës në qershor, ftojmë Dritan Abazoviç të na bashkohet

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka folur edhe për Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ai ka bërë me dije se me zgjedhjen e Dritan Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi, do të ketë një ftesë zyrtare për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur.

“Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Verit ta bëj ftesën, se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër, dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, ka qenë optimist ndaj kësaj nisme, por vjen Mal i Zi, Kosova, apo Bosnja, Ballkani i Hapur do të vijojë, të gjithë do vijnë një ditë, kush do vijë më vonë do ketë humbur më shumë”, tha Rama.

Milo Gjukanoviç dyshuesi kryesor për iniciativën ‘Ballkani i Hapur’

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç shpesh herë ka shprehur mosbesim për nismën e ‘Ballkanit të Hapur’, por edhe për presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe synimet e tij për rajonin.

Gjukanoviç e cilësoi nismën, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, si një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje.

“Ata po përpiqen të realizojnë projektin e tyre nacionalist dhe më pas të kamuflojnë shkatërrimin e tyre me një lloj historie të bashkëpunimit rajonal, të cilin e përkufizojnë fjalë për fjalë si Ballkani i Hapur. Jo, kjo nuk funksionon për ne.

Ne nuk mund ta pranojmë një naivitet të tillë, por duhet të shohim se çfarë fshihet pas tij. Pas kësaj shohim një tentativë për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje dhe për këtë arsye e themi shumë qartë se një nga autorët e kësaj nisme nuk ka asnjë kredibilitet për të na ftuar që t’i bashkohemi kësaj nisme”, tha ai.

Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës ‘Ballkani i Hapur’, pasi e shohin atë si kërcënim për sovranitetin.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.