Kosova

Takimi me Kurtin në Berlin, Vuçiç: Nuk do të jetë i lehtë

16:11 - 03.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, sot nga Greqia ka folur për takimet që do t’i ketë nesër në Berlin, një me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe tjetrin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.




Vuçiç ka thënë se ka tremë para këtyre takimeve, meqë sipas tij, bisedimet në kryeqendrën gjermanë s’do të jenë të lehta.

“Kam frikë se nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, ka thënë Vuçiç.

Në Berlin nesër do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Scholz në përkrahje të dialogut në Berlin ka ftuar edhe emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

Lajcak do t’i presë në një darkë informale të përbashkët Kurtin e Vuçiqin, pasi të dy liderët të kenë përfunduar takimet e tyre me kancelarin gjerman./Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.