AKTUALITET

Cilat janë detajet e Kupës qe do të ngrihet sot nga skuadra që do të fitojë finalen e Conference League

13:54 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për herë të parë do të jepet sot në ‘Air Albania’ në Tiranë, të cilën do ta ngrejë një nga dy ekipet finalist, Roma ose Feyenoord. Por i dini detajet e trofeut të UEFA Europa Conference League! Vetë konfederata evropiane e futbollit i ka bërë të ditura përmes një postimi në rrjetet sociale.




“Kupa peshon 11 kg, është 57,5 cm e gjatë dhe përmban 32 shufra gjashtëkëndore që shtrihen lart nga baza e tij”, sqaron UEFA.

Shufrat përfaqësojnë çdo skuadër në fazën e grupeve të kompeticionit forma e lakuar e shtyllave është frymëzuar nga fluturimi i një topi drejt portës, momenti i suspansës maksimale për tifozët.

Baza dhe pjesa e sipërme janë prej bronzi të lyer me dorë me një efekt çeliku të galvanizuar mat, ndërsa prizat kanë një përfundim argjendi me shkëlqim. Kupa është projektuar nga studio londineze Pentagram.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.