LAJMI I FUNDIT

Ethet e finales, flet një prej organizatorëve të Fanzone të Romës: Nuk komentojmë për rezultatet se sjell ters

14:33 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të nisjes së finales, FanZone e Romës pranë Amfiteatrit të Tiranës ka nisur të behët gati për të pritur tifozët italianë të cilët nuk kanë një biletë për ta parë ndeshjen në stadiumin “Air Albania”.




News 24 ka intervistuar një prej organizatorëve italianë të FanZone, i cili ndër të tjera tha se do të ketë dhe organizime të lojërave të ndryshme për tifozët.

Ai ka komentuar edhe faktin se në skuadrën e Romës luan futbollisti i njohur shqiptar, Marash Kumbulla, duke thënë se është një element i rëndësishëm.

“Do të organizohen lojëra të ndryshme. Do të ketë festë për tifozët. Sigurisht është një ditë historike. Nuk duam të flasim për rezultatet, për të mos sjellë ters. Kumbulla një element i rëndësishëm”, tha Davide.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.