Kryesore

Roma-Feyenoord/ Mbrëmje historike në Tiranë, starton finalja e parë e Ligës së Konferencës

21:14 - 25.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roma dhe Fejnordi luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës.




Verdhekuqtë kërkojnë që të ngrenë trofeun e dytë europian në historinë e tyre, pas plot 61 vitesh, kur në 1961 mundi Interin në finalen e Kupës UEFA, siç njihet sot Liga e Europës. Nën drejtimin e teknikut portugez, Zhoze Murinjo, Roma do të kërkojë lavdinë dhe të bëhet e para skuadër që ngre këtë trofe.

Duket se në 11 lojtarët e përzgjedhur që ta nisin këtë finale, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do ta nis nga stoli.

Nga ana tjetër, holandezët do të kërkojnë të njëjtën gjë. hera e fundit qe Fejnordi ka ngritur në qiell një trofe europian ishte në vitin 2002, ku në finale e Kupës UEFA mundën Borusian e Dortmundit, duke qenë dhe skuadra e fundit nga Holanda që ka triumfuar në Europë.

LIVE: ROMA-FEJNORD 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Mbrëmje historike në Tiranë, starton finalja e parë e Ligës së Konferencës.

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

ROMA: Rui Patrisio, Karsdorp, Mançini, Smolling, Ibanjez, Zalevski, Zaniolo, Pelegrini, Kristante, Mkitarjan, Abraham.

Trajner: Zhoze Murinjo

FEJNORD: Bilov, Gertruida, Trauner, Senesi, Malakia, Kokçy, Aursenes, Til, Sinistera, Nelson, Desers.

Trajner: Arne Slot

Gjyqtarë: Istvan Kovaç (Kryesorë), Vasil Florian Marinesku (Asistentë), Ovidiu Artene (Asistentë), Sandro Sharer (I Katërt), Marko Fritz (VAR)./ Panoramasport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.