AKTUALITET

Tirana në foto, tifozët e Romës dhe Feyenoordit ‘pushtojnë’ rrugët dhe sheshet e kryeqytetit

13:47 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në orën 21:00 është finalja Europiane e Conference League. Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane. Sot priten të vijnë mbi 70 mijë tifozë të tjerë, ndërsa mbrëmja e kaluar ishte e vështirë pasi pati incidente dhe tensione në të gjithë kryeqytetin.




Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë e 4 tifozë dhe u dëmtua një automjet policie. Në Spitalin e Traumës u paraqitën 30 të lënduar, nga të cilët 20 ishin policë. Pasi morën trajtim mjekësor, të gjithë dolën nga spitali.

Edhe bizneset janë bërë gati për të pritur numrin e madh të tifozëve që do të shohin finalen e Conference League në Tiranë. Përveç pikave të ngritura në pedonale, e gjithë rruga e Bllokut deri tek Tajvani ka 6 pika ku do të shiten birra, ushqime dhe pije të tjera.

Çmimet e birrave variojnë nga 3-4 euro, uji kushton 1 euro ndërsa sanduiçi kushton 2 euro. Edhe kioskat normale kanë shtuar furnizimit dhe nuk do të mbyllen as pas ndeshjes pasi do të punojnë me tre turne.

Shikoni fotot


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.