SPORT

VIDEO/ Kukësi me një këmbë në Europë, Kastrioti reziston ndaj Vllaznisë, 45 minuta larg përfundimit të Superiores

18:11 - 26.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sapo përfunduan pjesët e para të ndeshjeve të javës së fundit të Abissnet Superiore. Tirana ka fituar titullin, Partizani dhe Laçi kanë siguruar Europën, ndërsa nga kategoria kanë rënë  Dinamo dhe Skënderbeu. Në Play Off është Egnatia.




Kështu, fokusi është te Vllaznia dhe Kukësi, që përballen në distancë për një vend në Europë.

Kuksianët janë shumë afër prerjes së biletës për një vend që të çon në Kupat e Europës, pasi po fiton 0-1 ndaj Tiranës. 45 minutat e para u vulosën nga një gol i Feijao në minutën e 35-të.

 

 

 

Vllaznia po has vështirësi në  Kamzë ndaj Kastriotit (0-0). Në takimet e tjera, Laçi-Partizani është 1-2, ku golit të Zylfiut (9’) iu përgjigj Junior (35’) dhe Murataj në fund.

 

 

Egnatia po udhëheq 1-0 ndaj Dinamos, ndërsa në Skënderbeu-Teuta s’ka gola.

Rezultatet pas 45 minutash:

EGNATIA 1– 0DINAMO

KASTRIOTI 0–0 VLLAZNIA

TIRANA 0–1 KUKËSI

LAÇI 1–2 PARTIZANI

SKËNDERBEU 0–0 TEUTA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.