SPORT

Ç’po ndodh në kampin kuqezi?/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për Ligën e Kombeve, një mungesë dhe një i veçuar nga grupi në stërvitje!

11:07 - 30.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vazhdojnë përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve tek Kombëtarja, ka pasur disa ndryshime tek emrat që kanë marrë pjesë në stërvitjen e ditës së sotme.




Elhan Kastrati është mungesa e kësaj dite, me mesfushorin i cili po zgjidh disa çështje porceduriale që lidhen me pasaportën, me vendin e tij që në stërvitjen e sotme e ka zënë portieri i Kombëtares U-21, Angelo Tafas.

Roshi ka vazhduar të stërvitet veçmas nga skuadra për shkak të problemeve fizike që futbollisti ka shfaqur, por pritet që 31-vjeçari të jetë i gatshëm për sfidat e radhës.

Kombëtarja është ende në pritje të Vrionit dhe Brojës, i cili është i infektuar me Covid-19, me 2 sulmuesit që priten t’i bashkohen skuadrës në ditët e ardhshme. /panoramasport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.