LAJMI I FUNDIT

Berisha homazhe në Presidencë në nder të Bujar Nishanit: Një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, shpirtërisht është midis nesh!

11:06 - 01.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në ambientet e Presidencës, ku kreu homazhe në nder të ish-Presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në Gjermani, ku po kurohej prej disa kohësh, si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19.




Berisha e cilësoi Nishanin si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ndërsa shtoi se, edhe pse ai tani ka ndërruar jetë, shpirtërisht është midis demokratëve.

“Nderimin tim më të madh. Për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fjonën zinë e kësaj gjëme të madhe që u ka rënë atyre. Miqve të afërmve dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që kanë pasur te Bujar Nishani një qytetar shembullor. Një prind të shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shteti shqiptar ka pasur një nga shtetarët më dinjitozë në historinë e tij. Shqiptarët një nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre, Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë por edhe një miqësi e përsosur që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj rënie, përkundrazi erdhi gjithnjë duke u forcuar. Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta. Dhe ai sot fizikisht nuk më mes nesh por e vërteta është se shpirtërisht është i gjallë. Është përjetësisht i gjallë. Në memorien time dhe atyre që patën fatin ta njohin si mik dhe bashkëpunëtor. Ndaj dhe duke ndarë sot dhimbjen dhe zinë me familjen Nishani, miqtë dhe të afërmit e mia dhe shqiptarët që humbën sot ish kreun e shtetit që dha në atë detyrë dinjitet të madh për institucionin e presidencës. I paharruar kujtimi i tij”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.