LAJMI I FUNDIT

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Shënohen 12 raste të reja! Asnjë humbje jete

17:36 - 06.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga 188 testime të kryera në total, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 12 raste të reja me COVID.




Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është shënuar asnjë humbje jete.  Janë 292 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.  Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (6 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 188

Testime totale 1,832,062
Raste pozitive 276,415
Raste të shëruara 272,626
Raste Aktive 292
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 195
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 9
Korçë 5
Gjirokastër 5
Lezhë 2
Elbasan 2
Shkodër 2
Dibër 1
Berat 1
Kukës 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.