AKTUALITET

EMRI/ Digjet zyra e noterit të njohur në Sarandë, Gjykata e la në burg dy ditë më parë!

07:37 - 06.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Digjet gjate orëve të para të mëngjesit zyra e noterit Aleko Anagnosti. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit.




Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest me burg” me afat 45 ditë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak. Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarr në zyrën e shtetasit A. A., Ku si  pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Kujtojmë se Anagnosti u arrestua disa ditë më parë së bashku me disa zyrtarë të lartë të Bashkisë së Sarandës, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes tyre janë drejtori i Urbanistikës në bashki, Pandi Zhoga, si dhe juristja e Zyrës së Hipotekës në Sarandë, Rovena Alikaj.

Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga Prokuroria e Sarandës dhe dyshohet se ata kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metra katrorë tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë kryer ndërtime.

Sipërfaqja e tjetërsuar, ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (lulishte), për qytetin e Sarandës.

Por përmes falsifikimit të dokumenteve, miratimit të lejeve të ndërtimit nga Bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrën e ASHK-së Sarandë, kjo tokë  është tjetërsuar tashmë tek persona të tretë.

Lidhur me këtë çështje, në kërkim mësohet se janë dhe dy persona të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.