AKTUALITET

FOTOT/ Tuneli i Skërficës në përfundim, rruga Tiranë-Sarandë shkurtohet me 45 minuta

09:32 - 06.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është drejt përfundimit tuneli i Skërficës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë që pritet të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën për në Sarandë. Nga fotot që ka publikuar sot kryeministri Rama duket se kanë mbetur ende shumë pak punime për t’u kryer që tuneli të jetë funksional.




“Me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta” shkruan Rama.

Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

286062977_563592841803048_6815369475443492521_n 285595692_563592595136406_2745523374734155024_n 286026145_563592831803049_3920907889655185717_n 286094407_563592825136383_8313933410387820379_n
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.