AKTUALITET

Sazani ende në flakë/ Zjarrfikësit dhe forcat ushtarake në “luftë” me zjarrin! Si paraqitet situata në ishull aktualisht!

08:09 - 06.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata e zjarreve në ishullin e Sazanit vijon të jetë problematike. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive prej gati 24 orësh tashmë.




Në terren janë angazhuar 80 forca ushtarake, ku mëngjesin e sotëm, mësohet se janë dërguar edhe 39 të tjerë. Pavarësisht ndërhyrjes, ende nuk është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve.

Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.