![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
3 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kundrejt parave po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë.
Personat e arrestuar që u kapën duke transportuar emigrantët e paligjshëm janë 36-vjeçari Admir Derveni nga Tirana, 34-vjeçari Alket Balili nga Vlora dhe Renato Jemishta, një 33-vjeçar nga Tirana.
Ata ishin duke i transportuar me makina tip “BMW” dhe “Audi” dhe u kapën në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”.
Mbi të arrestuarit rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.
Shfaq Komentet (0)