LAJMI I FUNDIT

“Ja dhuruam fitoren në pjatë”/ Edi Reja flet pas humbjes: Kështu nuk shkohet askund!

23:45 - 10.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas humbjes me përmbysje nga Izraeli, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, dha opinionin e tij për këtë sfidë në një prononcim për “Super Sport”.




“Ishte një arsye pse nuk luajtëm në pjesën e dytë. Pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Fillimisht dhurohet goli, se deri te goli po luanim mirë. Aty u dhurua ndeshja se ishte një pjesë e parë e mirë. Ishim më intensivë. Por dolëm të sulmonim dhe ata nuk pritnin gjë tjetër, se janë të aftë, se kanë shpejtësi. Ne e ia dhuruam golin e barazimit në një pjatë të argjendtë, ishim 2 kundër 3. Nuk mund të bëhet një dalje ashtu, duhet edhe koka kur je lojtar, duet arsyetuar në fushë, duhet parë kur duhet të dalësh, duhet vlerësuar cilësia e kundërshtarëve. Edhe me Islandën ishte e njëjta gjëra, në çdo ndeshje ka një arsye pse, sepse kemi bërë një gabim. Pastaj luajtëm keq, se pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me agresionin e duhur, i vumë në vështirësi. Atëherë pse duhet të bësh vetëm pjesën e parë dhe t’i japësh mundësi. I dhamë hapësira dhe mbetën Veseli e Gjimshiti të vetëm, se kishim dalë para. Por nuk duhet të ndodhë, kjo është vështirësia e madhe. Pse ndodh rënia? Ndodh se janë këto situata. Kush e ka thënë që jemi favoritë? Cili opinion? Janë të tjerët që e dinë futbollin që e dinë forcën që ka Izraeli dhe e pamë edhe sot. U desh të bënim një ndeshje të madhe më vëmendje, u rinisëm mirë, por nëse bën gabim dhe nuk është i pari se po flasim prej tre vitesh, është gjithmonë diçka që nuk bëhet ky hap. Por jo sepse skuadra nuk ka aftësi, por se bën gabime, se ka dy ndeshje në një. Duhet të lexosh në fushë, unë mund të jap instrumentet por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut. Kështu nuk rritet kurrë, duhet përulësi, me modesti, kështu arrihen rezultatet se kështu nuk shkohet nga asnjë anë”, tha Reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.