LAJMI I FUNDIT

Mbyllet 1-0 pjesa e parë e Shqipëri – Izrael/ Armando Broja shënon në fund me penallti, shpërthen “Air Albania” (VIDEO)

21:44 - 10.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria ka arritur të kalojë në avantazh më në fund pas shumë tentativash, duke e mbyllur me rezultatin 1-0 pjesën e parë kundër Izraelit.




Në minutën e 45-të, ishte Balliu, i cili u rrëzua brenda zonës dhe fitoi 11-metërshin. Armando Broja e realizoi në gol duke shpërthyer edhe festa në stadium.

 

Shqipëri-Izrael është ndeshje për t’u fituar me çdo kusht nga kuqezinjtë për të marrë vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve. Skuadrat janë në kuotën e 1 pike pas një ndeshje të luajtur dhe kush merr pikët e plota, kapërcen Islandën e cila ka regjistruar deri tani dy barazime.

Si rrjedhojë trajneri Edi Reja ka vendosur që të bëjë ndryshime të mëdha duke propozuar një skuadër më ofensive ndaj izraelitëve, ashtu siç i kërkon opinioni publik prej kohësh.

Por ndryshimet në mënyrë të papritur fillojnë që me mbrojtjen, pasi Kumbulla ulet në stol për t’i bërë vend Veselit. Ndërkohë, në mesfushë luajnë titullarë Asllani e Bajrami përkrah Abrashit, kurse sulmi përbëhet nga dyshja Broja-Uzuni e cila mungoi në Islandë për shkak të problemeve shëndetësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.