LAJMI I FUNDIT

“Jemi përballë një fatkeqësie që mungon opozita”, Spartak Braho në 31-vjetorin e PS: Të afrohen intelektualët, jo çupëlinat

19:50 - 12.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Socialistë, Spartak Braho në 31-vjetorin e PS ka dhënë mesazhin që kjo forcë politike “duhet të hapet me intelektualë dhe jo me çupëlina”.




Sipas tij, PS me uljet dhe ngritjet e saj mbetet partia me serioze dhe me një bilanc pozitiv. Ndërsa u shpreh se është një fatkeqësi që nuk kemi një opozitë, duke akuzuar Sali Berishën që e ka shkatërruar atë.

“Nuk është pak për një parti 31 vjet, sic ka thënë Rexhep qosja, partitë degradojnë, aq më tepër kur mbeten të mbyllura dhe largojnë intelektualet

Me uljet ngritjet që ka pësuar PS ajo mbetet partia me serioze, me një bilanc pozitiv. Nuk ka tjetër përveç PS. Jemi përballë një fatkeqësia që mungon opozita, por kjo nuk është faji i PS. Opozitën e shkatërroi Sali Berisha

Hapja dhe vetëm hapja, afrimi i intelektualeve të vërtetë, jo i çupëlinave. Hapja është ilaçi i çdo gjëje”, tha Braho për News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.