LAJMI I FUNDIT

PS feston 31-vjetorin e themelimit/ Në ceremoni nuk lejohen kamerat, Rama nuk e transmeton as në “Facebook”!

20:37 - 12.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ceremonia për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të diel në selinë rozë. Të pranishëm në këtë eveniment janë figura të larta, kontribuuese në Partinë Socialiste, por edhe emra të njohur të politikës.




 

Ndryshe nga vitet e tjera, ajo që bie në sy është mungesa e kamerave. Kjo feste organizohet larg syrit të mediave, me arsyetimin se është një festë vetëm e socialistëve.

Televizionet për të transmetuar janë pozicionuar në ambientet jashtë perimetrit të selisë së Partisë Socialiste.

Po ashtu një tjetër fakt interesant është se ky aktivitet ndryshe nga çdo organizim tjetër, nuk transmetohet as në platformat sociale të kryeministrit Edi Rama.

fotorama (1)

Festa është përshëndetur vetëm nga një fjalim i shkurtër i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili në fund të fjalimit të tij i dha mundësi kryeministrit Rama për të folur, por gjesti i kreut të PS tregoi që ai nuk donte të thoshte asnjë fjalë.

“Dua t’ju uroj të gjithë socialistëve 31 vjetorin, paçi gjithçka të mirë në familjet tuaja. Të rrojë PS dhe të rrojë Shqipëria. Le të argëtohemi. Nëse kryetari do le të thotë ndonjë gjë”, tha Gjiknuri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.