BOTA

Marcelo/ Lamtumira e përlotur për Real Madridin: Zgjohesha i lumtur se isha në klubin më të madh në botë

15:07 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marcelo i ka dhënë lamtumirën Real Madridit pas 15 vitesh.




“Sot i themi faleminderit kapitenit tonë të madh, një prej legjendave më të mëdha të klubit dhe lojtarit me më shumë tituj në historinë e Real Madridit. Marcelo. I dashur Marcelo, i përmbushe të gjitha ëndrrat e tua kur mbushe moshën vetëm 18 vjeç. 25 tituj, 564 ndeshje dhe 38 gola. Je një nga mbrojtësit më të mirë në ekipin tonë dhe në futbollin botëror. Ju keni transmetuar vlerat e Real Madridit dhe do të vazhdoni ta bëni këtë. Të jesh lojtari me më shumë tituj në historinë e Madridit është vetëm për elitën. Ne jemi krenarë dhe të privilegjuar që kemi një lojtar si ju që përfaqëson ekipin tonë për shumë vite”, tha ndër të tjera Real Florentino Perez.

“I kisha premtuar vetes se mund të flisja normalisht…”, me këtë frazë filloi braziliani i cili dukshëm ishte emocionuar.

“Sot është një ditë gëzimi. Ne qajmë nga gëzimi. Unë zgjohesha çdo ditë të jetës sime me gëzimin e të qenit në klubin më të mirë në botë. Sot largohem si lojtari me më shumë tituj. Dua të falënderoj klubin, shokët e skuadrës, trajnerët, drejtuesit, të cilët janë si familje, njerëzit që bëjnë punët e ‘pista’ sepse ne jemi të përkushtuar vetëm për të luajtur futboll dhe pa ta nuk do të ishte e mundur. Si gjithmonë, mund të jemi të sigurt për të ardhmen e Real Madridit, do të jetë shumë e ndritshme. Jo lamtumirë, nuk e ndjej se po largohem nga Real Madrid”, ishin disa nga fjalët e mbrojtësit legjendar të “mbretëreshës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.