AKTUALITET

Abuzimi me tenderin për transportin e gardianëve, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e burgut të Lushnjës

15:33 - 16.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar ish drejtori i burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi. Ai u shpall fajtor nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.




Ish-zyrtarët e Burgut të Lushnjës shkelën procedurat në tenderin për transportin e gardianëve. Krenar Gozhina dënohet me 1 vit burg, Erjon Çela, Miranda Idrizi e Xhejsika Kaja nga 1 vit liri me kusht.

Krenar Gozhinës i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 26 të vitit 2020, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme dhe të kërkojë dërgimin e çështjes për gjykim, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të 6 (gjashtë) shtetasve, si vijon:Judmir Shurdhi, me cilësinë e titullarit të IEVP Lushnje, në kohën e ndodhjes së ngjarjeve, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës’ dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 248 dhe 258 e 25 të Kodit Penal;

Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi, punonjës të IEVP Lushnje dhe Krenar Gozhina ish punonjes nw IEVP Lushnje, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal;

Mariglen Myftari për veprën penale “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;

Xhesika Kaja, për veprën penale “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Nga hetimi, ka rezultuar se në procedurat e prokurimit me objekt: “Shërbim i transportit të punonjësve të rolit bazë”, me vlerë të fondit limit 3 163 333 lekë, të zhvilluar në vitin 2018, si dhe me objekt: “Shërbimi i transportit të punonjësve me uniformë” me vlerë të fondit limit 3 395 800 lekë pa tvsh, të zhvilluar në vitin 2019, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Lushnje, janë evidentuar shkelje ligjore, të kryera nga shtetasit e mësipërm, të cilat formojnë elementët e veprave penale për të cilat janë akuzuar.

Konkretisht ka rezultuar se shtetasi Judmir Shurdhi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka ngarkuar të njëjtët persona të jenë në cilësinë e anëtarit të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej tyre, si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve të tij në vitin 2019 për kualifikimin e operatorit V.K. person fizik.

Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, njëkohësisht edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer një sërë shkeljesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit publik, duke shkelur barazinë dhe lirinë e pjesëmarrësve në tendera me qëllim kualifikimin e operatorit ekonomik V.K., person fizik në këto tendera, në bashkëpunim në vitin 2019 edhe me shtetasen Miranda Idrizi, anëtare e vetme e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Shtetasi Mariglen Myftari, në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në vitin 2019, ka kërkuar nga operatori ekonomik pjesëmarrës i vetëm në të dy procedurat e mësipërme të prokurimit, një shumë parash me qëllim shpalljen e tij fitues dhe në mungesë të dhënies së këtij përfitimi, ka proceduar me skualifikimin e tij.

Shurdhi përfundoi në pranga edhe në korrik të vitit 2019 kur për shkak të lirmit nga burgu  para kohe të të dënuarit për vrasje Lulzim Caka, i njohur ndryshe si i “forti i Beratit” ai dhe vartësite  tij u arrestuan.

Arrestimi erdhi pasi nuk kishin  llogaritur mirë dënimin për Cakën, i cili duhet të qëndronte në qeli edhe 4 muaj e 22 ditë.  Skandalin e bëri publik ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një deklarate për mediat, duke shtuar se, Caka ishte liruar 4 muaj e 22 ditë para kohe, ndërsa vuante një dënim prej 25 vitesh burg.

62ab3058dc71dShkurtim Vendimi_ Krenar Gozhina_ Shperdorim Detyre Dhe Shkelje e Barazise Ne Tendera (1) by Eri Dervishi on Scribd


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.