Në Korçë ka një treg biçikletash. Ndalova për fotografi.
E mo Benkë, tha njëri
E mo ç’kemi, thashë unë
Dole një herë mo?
Ja dola,
Ç`bën tani?
Ja bëj fotografi,
Më mban mend mua?
Jo nuk të mbaj mend
Koço mo Koço jam,
Korça ka më shumë Koço se biçikleta o Koço, thashë unë
Unë rri andej nga lagja 3, vije ti gjithmonë, tha Koço
Ç’bën këtu Koço po blen ndonjë biçikletë?
Jo mo dola për qejf, unë e kam biçikletën
Çfarë biçiklete ke?
Kam një Lombardo, italiane
Çfarë biçikletash shesin këtu?
Villiger, Sheridan me kamio, ka Stevens si ajo jeshilja atje,
S’marr vesh nga biçikletat, thashë unë, nga vijnë këto?
Italiane, gjermane të përdorura janë të tëra, tha Koço
Po kineze ka?
Ka patur, edhe gjermanlindore MIFA, ato ishin tank
Po ruse ka patur?
Unë kam patur një ruse në kohën e Enverit, quhej Ziss, tha Koço
E mirë ishte?
E fortë ishte, po ti çfarë mendon për rusët o Benkë?
Ç’të mendoj na futën në luftë, thashë unë
Po pse luftë është ajo o, tha Koço
Pse çfarë është, e pyeta
Është kot, e ka sajuar Iluminati
Po pse e sajon Iluminati luftën o Koço?
Për të zhdukur njerëzimin, duan të pakësojnë popullsinë, tha Koço
Kështu më tha edhe Frederik Ndoci para ca kohësh, thashë unë
Ka të drejtë një herë covidi tani lufta, janë pjesë të një loje dhe do shkojë më keq, tha Koço
Si do shkojë më keq?
Do dyfishohet nafta, pastaj do kërcejë energjia, të gjitha do shtrenjtohen, do shkatërrohemi, tha Koço
Po Amerika dhe Rusia pse po e bëjnë këtë punë, thashë unë
Amerika dhe Rusia janë pjesë e një orkestre, luajnë instrumenta të ndryshëm por i binden një dirigjenti
Ilumimatit, tha Koço
Aty po vriten njerëz në Ukrainë, ça thua kështu Koço, kjo nuk është lojë
Po ç`më flet për Ukrainën pse vend është ai?
Po pse çfarë është Ukraina?
Po si mund të jetë një vend 44 milion banorë, s’kishte një jelek antiplumb edhe atë ia çoi Amerika
Po mirë bëri që ia çoi që të mbrohen, thashë unë
Po ç’të mbrohen se na shkatërruan s’duhej të luftonin fare, tha Koço
Si nuk duhej të luftonin do mbronin vendin e tyre, thashë unë
Ore të isha unë e kisha eleminuar fare atë Zelenskyn, tha Koço
Po pse ç’ke me Zelenskyn, e pyeta
Po ai duhej të dorëzohej, këtë duhet të bënte.
Koço e ke bërë vaksinën, e pyeta
Unë të bëj vaksinën, më mirë të vdes
Unë kam bërë tre, thashë unë
Ore ti bëj sa të duash unë nuk bëj vaksinë se s’ka covid
Duhet të iki Koço, kam një punë, i thashë
Epo mirë bëre që dole, kur do dalësh gjene, tha Koço
Ja të shohim, thashë unë
Kur të vish marrim nga një biçikletë dhe bëjmë xhiro nëpër Korçë
E bëjmë thashë unë, por bëj vaksinën
Jo mo vaksinën nuk e bëj,
Epo mirë, mos e bëj, thashë unë, edhe unë nuk bëj xhiro me ty
Epo mirë, ti do humbësh, tha Koço, më mirë me biçikletë dhe pa vaksinë sesa pa biçikletë dhe me vaksinë.