Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen penale ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Brunilda Bekteshi.
Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetIngu të organizuar në një shoqatë të titulluar “Drejtësi për Drejtësinë”, drejtuar nga prokurori i shkarkuar Genti Trenova, nisën një fushatë ndaj anëtarëve të komisioneve të KPK-së, mes tyre dhe Brunilda Bekteshi, teksa e akuzuan atë për fshehje të të ardhurave.
Kallëzimi penal ndaj zonjës Bekteshi ishte referuar në SPAK nga ish-prokurori Bujar Hoti, i cikli e akuzon për fshehje të të ardhurave dhe falsifikim dokumentacioni.
SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve nga ana e anëtares së KPK-së.