AKTUALITET

‘Pandemia’/ Silva Bino: Sfida jonë janë moshat e reja! Emergjente vaksinimi kundër COVID-19

23:04 - 06.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik ISHP, Silva Bino në emisionin ‘Open’ në News24 i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.




“Është e domosdoshme dhe urgjente”, kështu u shpreh Bino gjatë fjalës së saj në ‘Open’.

“Një arsye e fortë në lidhje me rezistencën ka qenë edhe nga komuniteti mjekësor sepse shpesh COVID është ngatërruar me gripin dhe COVID nuk është grip është më i rëndë. Po ashtu edhe neglizhenca sidomos e të rinjve është një tjetër arsye e fortë. Sfida jonë është me moshat e reja sidomos me moshat nën 40-vjeç. Ai person që nuk ka marrë asnjë dozë duhet të vaksinohet. Këta persona duhet të vaksinohen sepse bëhen rrisk edhe për të tjerët sepse nxisin qarkullimin e infeksionit në vend. Marrja e dozës së tretë duhet të jetë e detyrueshme edh për personelit. Vaksinimi me dozën e tretë apo edhe dozën e katërt është mbrojtës….Ne s’e njohim akoma mirë sjelljen e virusit COVID. Edhe fenomeni Erbau, i rishfaqjes është një element që po studiohet… Por një gjë është e njohur se vaksina mbron nga format e rënda dhe maska gjithashtu mbron. Një nga rrugët ku ne po përpiqemi është që të punojmë më mirë me komunitetet dhe të jenë të shënjuara. E ke kaluar Covid dhe nuk ke më nevojë për vaksinim këto janë këshilla që nuk vlejnë, vaksinimi është urgjent”, tha Bino.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.