BOTA

Real Madrid siguron të ardhmen, ekipi i mbushur me talente dhe kontrata afatgjata

22:46 - 07.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përtej ardhjeve të Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni, Reali i Madridit po lëviz për të siguruar të ardhmen duke rinovuar kontratat me Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Eder Militao.




Tre brazilianët e lartë përmendur, pastaj Thibaut Courtois, Federico Valverde, Eduardo Camavinga dhe dy nënshkrimet e reja, do të lidhen të gjithë me kontrata të gjata me Los Blancos.

2028: Tchouameni, Rodrygo dhe Militao

22-vjeçari francez, Tchouamani është aktualisht lojtari me marrëveshjen më të gjatë në Real Madrid.

Rodrygo dhe Militao do të ndjekin shembullin, pasi Reali dëshiron të shpërblejë lojtarët për paraqitjet brilante sezonin e kaluar.

2027: Valverde, Camavinga, Vinicius Jr

Tre të rinj të tjerë që janë të destinuar të jenë lojtarë kyçë të Reali i Madridit në të ardhmen. Të tre kanë qenë çelësi i Los Blancos në triumfin e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit 2021/22.

Dy mesfushorët i dhanë energji ekipit, ndërsa Vinicius Jr shënoi 22 gola dhe bëri 20 asistime këtë sezon. Vinicius do të rinovojë kontratën e tij dhe mbetet për t’u parë nëse do ta bëjë këtë deri në vitin 2027 apo 2028.

2026: Courtois, Alaba dhe Rudiger

Alaba dhe Rudiger iu bashkuan Realit të Madridit si transferime të lira nga Bayerni i Munichut dhe Chelsea. Austriakut iu ofrua një kontratë pesëvjeçare dhe kolegu i tij gjerman vendosi një kontratë katërvjeçare.

Ndërsa portierit Courtois i përfundon kontrata në vitin 2026, kur belgu do të jetë 34 vjeç.

Skenarët e shumtë për vitin 2023

Ndërkohë, Luka Modric do të qëndrojë për sezonin e ardhshëm dhe mund të rinovojë kontratën e tij nëse do të dallohet sërish në 2022/23. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me sulmuesin Karim Benzema, por edhe me Toni Kroos nëse vazhdojnë të shkëlqejnë.

Nacho Fernandez nuk do të ketë problem për të vazhduar kontratën me Los Blancos, ndërsa Marco Asensio, Dani Ceballos, Borja Mayoral dhe Mariano Diaz pritet të largohen këtë verë. /Telegraf


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.