LAJMI I FUNDIT

ZYRTARE/ Juventus me prezantim epik për Di Marian: Bën të këndojë topi, e majta në nivelet e poezisë së pastër (VIDEO)

21:37 - 08.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Angel Di Maria është një futbollist i Juventusit. Klubi bardhezi nuk ka vonuar në prezantimin e argjentinasit të cilin e ka zyrtarizuar sot si futbollistin më të ri me një postim të gjatë pasi hodhi firmën në kontratën e nënshkruar deri në verën e vitit 2023.




“Ai është një lojtar i cili thuajse nuk ka nevojë që të përshkruhet. Një lojtar klasi në sulm, i aftë të shënojë gola të jashtëzakonshëm, por edhe të bëjë të lëvizë një repart i tërë, duke dërguar shpesh drejt portës shokët e skuadrës. Ai është një lojtar i cili në vitet e fundit ka marrë pjesë më shumë se të gjithë të tjerët në gola në Ligën e Kampioneve, 54 (22 gola dhe 32 asiste).

Një kampion me një raft trofesh të pabesueshëm, me trofe të fituar fillimisht me Benfikën, pastaj me Real Madrid dhe me PSG në vitet e fundit. Një simbol në kombëtaren e Argjentinës me të cilën ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e Pekinit në 2008 dhe Kupën e Amerikës në vitin 2021.

Ai është një nga lojtarët që ka shërbyer më shumë asiste (131) në 5 kampionatet kryesore në Europë në dekadën e fundit, duke qenë vetëm pas Lionel Mesit (174) dhe Tomas Myler (149).

Një kampion që bën të këndojë topi, që deh me driblimet e tij të rrufeshme, që e ngjit të majtën në nivelet e poezisë së pastër, që mahnit sa herë që ndez lojën me një shpërthim të tij. Ai është një nga ata që vendos gjithçka: talent, vrapim, djersë, përkushtim, klas, karizëm. Dhe padyshim zemër, siç e tregon sa herë që feston. Ai është Angel Di Maria. Dhe është një lojtar bardhezi. Mirëserdhe Fideo!”, shkruhej në postimin e Juventusit për futbollistin argjentinas.

Panorama Sport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.