AKTUALITET

“Sulm kriminal kibernetik”- Mbyllen shërbimet publike online dhe faqet qeveritare në vend

10:54 - 17.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare në vend janë mbyllur përkohësisht pasi kanë rënë pre e një sulmi kriminal kibernetik nga jashtë Shqipërisë.




Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka bërë me dije se për të përballuar sulmet janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.

AKSHI u bën thirrje qytetarëve të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Njoftimi i AKSHI-t:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.